Dënim prej 18 vjetësh burg për Ilir dhe Rrahim Abdullahun për vrasjen e policit Triumf Riza

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënimin me 18 vjet burg për Ilir Abdullahun dhe Rrahim Abdullahun, të akuzuar për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të policit Triumf Riza, ngjarje e ndodhur në vitin 2007.

Vendimi u bë i ditur nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, gjatë seancës së mbajtur në këtë gjykatë.

Të lidhura

None found

Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Ilir Abdullahu, ndërsa Rrahim Abdullahu nuk u paraqit në seancë.

Gjykata vendosi që për Ilir Abdullahun të llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim, ndërsa për Rrahim Abdullahun u caktua vazhdimi i masës së paraburgimit deri në momentin kur aktgjykimi të marrë formë të prerë.

Në lidhje me këtë rast, Arben Berisha është dënuar më parë me 35 vjet burg për vrasjen e policit.

Po ashtu, për këtë ngjarje ishte në proces gjyqësor edhe Enver Sekiraqa, i cili akuzohej për nxitjen e vrasjes. Ai u dënua me 25 vjet burg më 3 maj 2024, por aktualisht ndodhet në arrati.

Polici Triumf Riza u vra më 30 gusht 2007 në lagjen “Dardania” të Prishtinës.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet