Sport
Vedat Muriqi uron të bijën për ditëlindje me fjalë emocionuese: Je pjesa më e bukur e zemrës sime

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka ndarë një moment të veçantë familjar në rrjetet sociale, duke i kushtuar një urim të ëmbël vajzës së tij, e cila festoi ditëlindjen një ditë më parë.
Futbollisti ka publikuar një mesazh plot dashuri, ku shpreh gjithë ndjenjat për të bijën, duke e cilësuar atë si pjesën më të bukur të zemrës së tij.
“Gëzuar ditëlindjen, vajza ime e shtrenjtë! Ti je pjesa më e bukur e zemrës sime. Të të shoh të lumtur është gjithçka që zemra ime mund të dëshirojë. Të dua”, shkruan Muriqi në urimin e tij.
Një dedikim i veçantë që tregon edhe një herë anën e tij më të ndjeshme, larg fushës së futbollit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




