Gjykata e Prizrenit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë duke e lënë në paraburgim për një muaj Rrahman Hotin, autorin e dyshuar për vrasjen e Sylë Dakajt në Suharekë, ngjarje e shënuar të mërkuën e 18 nëntorit (2026). Ai akuzohet për veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Krimi I rëndë ndodhi rreth mesditës së 18 nëntorit, në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë. Gjykata sqaron se Rrahman Hoti, pas një mosmarrëveshjeje të çastit lidhur me parkimin e automjeteve, me dashje ka privuar nga jeta viktimën Sylë Dakaj, si dhe ka vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së viktimës dhe vajzës së tyre të mitur, të cilat ishin prezente në momentin e ngjarjes.