• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Sociale

Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të varfër, pasojë e keqqeverisjes 13 vjeçare

by Lajm Lajm
November 20, 2026
in Sociale
Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të varfër, pasojë e keqqeverisjes 13 vjeçare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka kritikuar qeverisjen e Partisë Socialiste, duke deklaruar se Shqipëria vijon të jetë vendi më i varfër në Evropë, si pasojë e keqqeverisjes dhe përqendrimit të pasurisë në duart e një pakice.

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV,  Teliti u shpreh se situata e varfërisë në vend nuk përbën më një surprizë, pasi, sipas tij, prej vitesh Shqipëria renditet në fund të klasifikimeve evropiane për mirëqenien ekonomike.

Ai theksoi se, ndonëse qeveria përdor treguesit e të ardhurave mesatare për frymë për të paraqitur një panoramë pozitive të ekonomisë, realiteti për qytetarët është krejt ndryshe.

Sipas Telitit, problemi kryesor qëndron te shpërndarja e pabarabartë e pasurisë, e cila është përqendruar në duart e një numri të vogël njerëzish.

“U bënë gjithë këto vite, dhjetëvjeçari i fundit konkretisht, që Eurostati na konsideron vendin më të varfër jo të Evropës, por edhe të Ballkanit. Shiko kalo kufirin në Maqedoninë e Veriut, është tre herë më e ulët varfëria se në Shqipëri. Faktikisht po të shikojmë të ardhurat ne kemi më shumë se sa Maqedonia për frymë. Mesataren që përdor qeveria.

Por atje ka një rishpërndarje të pasurisë. Ndërkohë që në Shqipëri pasuria është e përqendruar në duart e pak njerëzve. E thënë ndryshe në 100 shqiptarë, 5 prej tyre mbajnë çdo gjë, kurse pjesa tjetërë shikojnë që këta kanë çdo gjë në dorën e tyre.

Kurse ne Maqedoninë e Veriut është e shpërndarë kjo pasuri. Dhe mirëqenia është ajo që ka rëndësi për ne. Këto shifrat, statistikat, buxhete madhështore të ardhurat për frymë, çfarë vlejnë këto. Ja ku doli eurostati sot, Shqipëria vendi më i varfër. Dhe për të përdorur këtë mesataren që qeveria e ka shumë qejf ta përdorë.

Çdo të thotë që një e treta e shqiptarëve janë të varfër, do të thotë që në çdo familje, burrë e grua me një fëmijë, njëri nga këta të tre është i varfër. Brenda familjes. Pra shqiptare, burrë e grua, shikoni njëri tjetrin në sy dhe femijën, njëri prej jush është i varfër. Njëri prej jush, as nuk vishet, as nuk ha si ju, as nuk paguan dot faturat, as nuk mund të këtë një mjet personal transporti.

Asgjë nuk mund të bëjë. Është i varfër. Tani është burri, është gruaja, është djali apo vajza, ta ndajë vetë secili brenda familjes. Por sipas statistikave që ka shumë qejf qeveria ti përdorë, në çdo familje ke të paktën nga një të varfër. Kjo është dramatike.

Nuk ndodh kjo gjë në Maqedoni, nuk ndodh në Kosovë, seri e kështu me radhë. Pse janë atë më mirë se ne. Ballkani e ka varfërinë tre herë më të ulët se ne. Çfarë kanë më shumë se ne, me shumë pasuri natyrore, më shumë bregdet. Po kanë njerëz më shumë se ne. Pasi atje nuk shpopullohen vendet siç shpopullohet Shqipëria. Por mbi të gjithë ata kanë qeveri që nuk abuzon si kjo e jona…. .Si është e mundur që qeveria në buxhetin e saj të 14-të, ende diskuton varfërinë. Çfarë ke bërë ti në 13 vitet e qeverisjes. – tha ai.

Tags: Dorian telitivarfëri
Previous Post

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të varfër, pasojë e keqqeverisjes 13 vjeçare

Shifrat e Eurostat, Teliti: Një e treta e shqiptarëve të varfër, pasojë e keqqeverisjes 13 vjeçare

November 20, 2026
Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala

November 20, 2026
Shi, shtrëngata dhe borë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

Shi, shtrëngata dhe borë, si pritet të jetë moti javën e ardhshme

November 20, 2026
Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

Grabitje me thikë dhe trafik narkotikësh, tre të arrestuar në Durrës

November 20, 2026
Editorial nga Presidenti Duka / Ligji për sponsorizimet: një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

Editorial nga Presidenti Duka / Ligji për sponsorizimet: një hap përpara që duhet të sjellë mbështetje reale për sportin

November 20, 2026
Procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

Procedohen 3 persona dhe vendosen 29 gjoba

November 20, 2026
Estonia mbyll kufirin me Rusinë

Estonia mbyll kufirin me Rusinë

November 20, 2026
“Hallin tënd e zgjidh veç Bela”/ Veliaj letër Ballukut nga burgu: Më aprovo operacionin në Tiranë, të shkruan ‘socialisti me duar të lidhura’

“Hallin tënd e zgjidh veç Bela”/ Veliaj letër Ballukut nga burgu: Më aprovo operacionin në Tiranë, të shkruan ‘socialisti me duar të lidhura’

November 20, 2026
“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampin në Gjermani

“Dua të kthehem në Shqipëri, nuk rri dot më”/ 28-vjeçari gjendet i pajetë në kampin në Gjermani

November 20, 2026
Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron sistemin KAYO tek AKSHI

Kontrata teknologjie pa garë, Tabaku paralajmëron sistemin KAYO tek AKSHI

November 20, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL