Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Binaj akuzon Spiropalin për presion ndaj Tatimeve: Janë kërcënuar inspektorët dhe familjet e tyre

    AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit

    Nis inspektimi i digave dhe ujëmbledhësve në Tiranë, verifikohet siguria teknike e tyre

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Binaj akuzon Spiropalin për presion ndaj Tatimeve: Janë kërcënuar inspektorët dhe familjet e tyre
    Aktualitet

    Binaj akuzon Spiropalin për presion ndaj Tatimeve: Janë kërcënuar inspektorët dhe familjet e tyre

    November 20, 2026

    Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka reaguar publikisht pas deklaratave të deputetes Elisa Spiropali, duke e akuzuar atë dhe bashkëshortin e saj për ushtrim presioni të paligjshëm ndaj Administratës Tatimore, në lidhje me kontrollet e kryera ndaj bizneseve familjare.

    Në një deklaratë publike, Binaj thotë se kontrollet në sektorin e ndërtimit janë zhvilluar në bazë të analizës së riskut dhe denoncimeve të qytetarëve, në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal. Sipas tij, në këtë proces janë përfshirë edhe subjekte që lidhen me deputeten socialiste.

    Ai pretendon se rezultatet e kontrolleve nuk janë pritur mirë nga Spiropali dhe bashkëshorti i saj, të cilët, sipas tij, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar inspektorët tatimorë, madje edhe familjarët e tyre.

    Binaj thekson se për këto pretendime ka fakte të verifikueshme dhe denoncime pranë organeve ligjzbatuese, ndërsa shton se procedurat e kontrollit janë të dokumentuara dhe gjetjet kanë evidentuar dyshime për evazion tatimor në përmasa të mëdha.

    Për këtë arsye, sipas drejtorit të Tatimeve, dosjet e subjekteve të dyshuara po referohen pranë organeve ligjzbatuese për veprime të mëtejshme.

    Në reagimin e tij, Binaj ka sqaruar edhe marrëdhënien me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke deklaruar se nuk e ka takuar asnjëherë personalisht, përveç takimeve publike për shkak të detyrës. Ai thotë se është kthyer nga SHBA-ja për t’i shërbyer vendit, pas një karriere në fushën e auditimit financiar.

    Në fund, drejtori i Tatimeve i kërkon Spiropalit të mos e përmendë më emrin e tij, duke theksuar se është nëpunës i shtetit dhe nuk merret me politikë.

    Ai i kujton deputetes se, si ish-drejtoreshë e Doganave, duhet ta dijë se presioni dhe intimidimi i administratës publike përbëjnë shkelje të rënda etike dhe ligjore.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Binaj akuzon Spiropalin për presion ndaj Tatimeve: Janë kërcënuar inspektorët dhe familjet e tyre

    November 20, 2026

    AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026, pasuritë e konfiskuara në shërbim të komunitetit

    November 20, 2026

    Nis inspektimi i digave dhe ujëmbledhësve në Tiranë, verifikohet siguria teknike e tyre

    November 20, 2026

    Euroja zbret për herë të parë nën 90 lekë, niveli më i ulët historik

    November 20, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 20 nëntor 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.