Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), duke u larguar nga drejtimi i institucionit.

Dorëheqja është paraqitur zyrtarisht disa javë pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama, i cili u kishte kërkuar drejtuesve të institucioneve të pavarura të largoheshin nga detyrat e tyre.

Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt të vitit 2025. Vendimi për të lënë detyrën vjen pas thirrjes së kryeministrit, e cila tashmë është pasuar nga dorëheqja e tij.