Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Klevis Qose, zhvilloi një takim zyrtar në Athinë me homologun e tij grek, Gjeneral Brigade Ioannis Dimitrakopoulos, në prani të përfaqësuesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe agjencisë homologe greke, si dhe konkretizimi i një marrëveshjeje dypalëshe, me synim parandalimin, identifikimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, si dhe forcimin e integritetit në strukturat ligjzbatuese.










