• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bashkimi i rremë; pse e dëmton më shumë opozitën!

by Ylli Pata
20/11/2026 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Prej një viti tashmë, qoftë PD e Sali Berishës, qoftë opozita e re, tentuan me të gjitha mënyrat që të provokojnë një krizë qeverie, duke përfituar nga disa faktorë të jashtëm, të cilët janë shumë të fuqishëm.

Me gjithë ndihmën e këtyre faktorëve laramanë që vinin nga Perëndimi dhe Lindja, duket se deri tani situate ka sjellë disa cifla mazhorance të dalë nga masa e madhe politike që doli nga zgjedhjet e 11 majit 2025.

E si i thonë fjalës më mirë pak se asgjë, e gjithë opozita, po vjen në një situatë më të galvanizuar për zgjedhjet e 9 majit 2027, edhe pse nuk shkuan në konsultimet me Presidentin për datën, me logjikën e qëndrestarit.

Situata është e tillë; mjedisi opozitar është goxha i galvanizuar si pasojë edhe aktivizmit të protestave të gjata. Kryesisht pjesa më aktive e tyre, ndaj janë gati për një betejë elektorale.

Por pyetja që shtrohet se a mjafton ky mjedis, i cili nuk është aq i madh për të mobilizuar edhe pjesën tjetër të elektoratit për të rritur konsensusin.

Pikërisht këtu është e gjithë çështja, ndaj vlen fushata elektorale. Mënyra e fushatës, prezantimi në publik, kandidati dhe idetë politike janë mjete që thithen nga njerëzit, së paku ai që quhet elektorati gri.

Gjë që nuk do të jetë e lehtë, pasi djegia e Tiranës do të jetë pjesë dhe kryq i rëndë për protagonistët e opozitës që nuk u distancua nga ajo që ndodhi.

Megjithatë, ka një debat që po zhvillohet në lidhje me tezën e një bashkimi të opozitës në një kandidat të përbashkët.

Një Bashkim i tillë, nuk është gjë tjetër veçse një Bashkim i rremë, i cili mund të shkërmoqet nga momenti në moment, siç ndodhi me rastin e koalicionit ndërmjet Nismës Thurje dhe partisë së Adriatik Lapajt, që gati sa s’i hyn në dru njëri tjetrit.

Ndërkohë dhuna verbale ndërmjet Lapajt dhe Gazment Bardhit në studion e Fevziut, është dëshmi e një mjedisi acid të fortë në këtë pjesë politike.

Ndaj, logjika më normale do të ishte që qoftë PD, qoftë opozita tjetër të ketë kandidatët e saj, t’i ketë seriozë dhe të përgatitur për të kërkuar votat e elektoratit të tyre në fillim dhe më pas pjesës tjetër.

Nëse, qoftë në Tiranë, qoftë në bashkitë e tjera, e gjitha kjo opozitë merr votat e saj dhe hyn me forcat e saj në këshillat bashkiakë, si dhe ka votat për kandidatët, kjo është rruga më e mirë politike për të shtruar rrugën e një alternative.

Të një procesi politik, i cili siç dihet nuk është një shock terapy, siç tentuan ta kryejnë, por një maratonë e plotë politike për të ndërtuar diçka. Secila në pjesën e vet, e kështu të jenë të gatshëm për betejën e radhës të 2029, e cila gjithashtu do të ketë kontekstin dhe veçantitë e saj. Ndërkohë kandidatët që janë stërvitur në zgjedhjet locale, edhe mos fitofshin janë gati për garën e deputetëve. Rrugët e shkurtra siç ndodhi me muajt e javët e fundit, krijojnë gjithashtu pasoja traumatike, jo politike.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkimi i rremë; pse e dëmton më shumë opozitën!

Bashkimi i rremë; pse e dëmton më shumë opozitën!

November 20, 2026
“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

November 20, 2026
Shqipëria në tranzicion – lidershipi, kapitali dhe Europa

Mos e përdhosni festën e Pavarësisë!

November 20, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Nevoja për një kryebashkiak inxhinier të pa parti!

November 20, 2026
Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale

Vaksina kundër kancerit, doza kundër HPV-së mbron meshkujt dhe femrat nga sëmundjet tumorale

November 20, 2026
“Kapitulli i Mjedisit është më i vështiri i integrimit”- Ministri Jaupaj: Kostoja shkon në 9.8 miliardë euro, kemi bërë 70% të detyrimeve!

“Kapitulli i Mjedisit është më i vështiri i integrimit”- Ministri Jaupaj: Kostoja shkon në 9.8 miliardë euro, kemi bërë 70% të detyrimeve!

November 20, 2026
Po hynte në Shqipëri, arrestohet sapo zbret nga avioni ukrainasi i kërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale! SHBA-të ndihmuan në operacion

Apeli i refuzon lirimin ukrainasit të arrestuar në Rinas, avokati paralajmëron: Duan ta çojnë në luftë!

November 20, 2026
EMRI/ I dënuar me 6 vite burg në Itali për grabitje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së!

EMRI/ I dënuar me 6 vite burg në Itali për grabitje me armë, arrestohet inspektori i IMT-së!

November 20, 2026
I burgosuri politik Erion Veliaj dhe integrimi europian

Kryebashkiaku Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Burgjeve merr vendimin: Ndërhyrja nuk është urgjente!

November 20, 2026
Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

Kushtetuesja zbardh vendimin për Endri Shabanin, zbulohet pse u rrëzua kërkesa e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit!

November 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In