Lionel Messi vazhdon të jetë futbollisti më i paguar në kampionatin amerikan MLS, duke kryesuar listën e lojtarëve me pagat më të larta.
Sipas të dhënave të fundit të Sindikatës së Futbollistëve, ylli argjentinas përfiton plot 28.3 milionë dollarë në vit nga kontrata e tij me Inter Miamin.
Pavarësisht se tashmë është 39-vjeçar, Messi vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë klasifikim, duke lënë pas emra të njohur të futbollit botëror.
Kontrata e tij me klubin amerikan është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa paga e tij është rritur me afro 8 milionë dollarë krahasuar me vitin e kaluar.
Në vendin e dytë renditet sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili, sipas raportimit, përfiton 19.51 milionë dollarë në vit pas transferimit te Chicago verën e kaluar.
Podiumi plotësohet nga francezi Antoine Griezmann, me të ardhura vjetore prej afro 13.94 milionë dollarësh.
Këto shifra përfshijnë kompensimin e raportuar nga klubet, por jo të ardhurat që futbollistët sigurojnë nga burime të tjera, si sponsorët dhe marrëveshjet komerciale.
Kështu, Messi vazhdon të jetë mbreti financiar i MLS-së, me një diferencë të konsiderueshme ndaj rivalëve të tij në kampionatin amerikan.
© SYRI.net
Ylli i Liverpoolit bën gati valixhet pas 6 vitesh: Destinacioni i radhës mund të jetë Spanja
Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca
Milan, statistikat nuk gënjejnë: Amorim është trajneri më i mirë në historinë e klubit (të paktën deri tani)Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: