Një ish-oficer policie, i cili për 14 vite është infiltruar në bandat e drogës në Britani, paralajmëron se grupet kriminale shqiptare po zgjerojnë aktivitetin e tyre edhe në Shtetet e Bashkuara, duke synuar të forcojnë pozitat në tregtinë e kokainës. Në një intervistë për revistën amerikane “Neësëeek”, Neil Ëoods tha se grupet shqiptare kanë ndërmarrë operacione të rëndësishme në tregun amerikan, duke i krahasuar me zgjerimin e tyre në Britani, ku tashmë konsiderohen aktorë të rëndësishëm në trafikun e kokainës. Sipas tij, rënia e çmimit dhe rritja e pastërtisë së drogës në SHBA janë tregues të ndryshimeve në këtë treg, të ndikuara nga bashkëpunimi ndërkombëtar mes rrjeteve kriminale. Ëoods theksoi se një nga lidhjet kryesore që po ndihmon zgjerimin e këtyre rrjeteve është bashkëpunimi mes grupeve shqiptare dhe atyre braziliane. Sipas tij, një pjesë e madhe e përpunimit dhe logjistikës së drogës po kryhet përmes Brazilit, ndërsa SHBA-ja është kthyer në një prej destinacioneve të këtij aktiviteti.