Kryebashkiaku i New York, Zohran Mamdani, ka pësuar një dëmtim të rëndë ndërsa si rrjedhojë ka ndërprerë përkohësisht aktivitetin sportiv. Ai u dëmtua gjatë një ndeshjeje futbolli të enjten në mbrëmje, duke pësuar këputje të tendinës së Akilit.
Lajmin e bëri të ditur vetë Mamdani, i cili njoftoi se për shkak të dëmtimit do të duhet të mbajë një çizme të posaçme ortopedike për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javësh.
Rikthimi i tij në fushën e futbollit pritet të kërkojë rreth nëntë muaj. Mamdani ka shprehur keqardhjen për ndërprerjen e përkohshme të një prej aktiviteteve të tij të preferuara.
