AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Rrënjët e dështimit të Emmanuel Macron

Edhe pse Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë padyshim gabime, kriza që ka shoqëruar presidencën e tij është pasqyrim i një problemi shumë më të thellë. Në fund të fundit, ai nuk arriti të ndërtonte një projekt politik me jetëgjatësi, pasi ra pre e së njëjtës prirje për përqendrimin e pushtetit në duart e një figure të vetme, e cila ka qenë vazhdimisht e pranishme në kulturën politike franceze.

Zaki LaidingaZaki Laidi
20 seconds më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti francez Emmanuel Macron. Foto: Wikimedia.

Për më shumë se një muaj, Franca është përfshirë nga një krizë e mprehtë sociale dhe politike, të cilën Presidenti Emmanuel Macron nuk është më në gjendje ta frenojë. Më keq akoma, kjo krizë vjen në një moment kur vendit i kanë mbetur më pak se gjashtë muaj deri në zgjedhjet presidenciale, të cilat duket se do të përballin të djathtën ekstreme të Marine Le Pen me të majtën ekstreme të Jean-Luc Mélenchon.

Çfarë ndodhi me projektin brilant të qendrës politike që i siguroi Macron-it fitoren në zgjedhjet e vitit 2017? Si ka mundësi që njeriu që tronditi skenën politike partiake franceze gati një dekadë më parë, e ka gjetur veten sot kaq të izoluar dhe të pafuqishëm? Ndërsa Macron sigurisht që ka bërë gabime, presidenca e tij e trazuar nuk është shkaku i trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Por ajo është një simptomë e një problemi më të thellë.

Rënia politike e Macron-it nuk është një rast unik. Çdo president francez i zgjedhur me votim të përgjithshëm që nga viti 1962 e ka përfunduar mandatin në një gjendje jo fort të mirë. Charles de Gaulle dha dorëheqjen në vitin 1969, pasi humbi një referendum për një çështje me rëndësi relativisht dytësore. Valéry Giscard d’Estaing, i zgjedhur në vitin 1974, u mund shtatë vjet më vonë, si pasojë e vështirësive ekonomike, përçarjeve në të djathtën politike dhe skandaleve politike.

Pasardhësi i Giscard-it, François Mitterrand, qëndroi në pushtet për shumë vite, por të dy mandatet e tij shtatëvjeçare përfunduan mes skandaleve. Megjithëse Jacques Chirac, i cili pasoi Mitterrand-in, u rizgjodh, atij iu desh t’ia kalonte pushtetin së majtës në periudhën 1997-2002. Nicolas Sarkozy, i zgjedhur në vitin 2007, u mund në vitin 2012, sërish si pasojë e përçarjeve mes centristëve dhe konservatorëve, si dhe e premtimeve ekonomike të pa mbajtura. Pasardhësi i tij i majtë, François Hollande, shërbeu vetëm një mandat. Me një nivel miratimi prej vetëm 4%, ai vendosi të mos kandidonte për një mandat të dytë.

Kur erdhi në pushtet, Macron synonte të transformonte peizazhin politik. Ai i dha fund alternimit të zakonshëm në qeverisje midis së majtës dhe së djathtës tradicionale, duke qeverisur nga qendra. Shpesh dëgjohet të thuhet se ai, i vetëm, shkatërroi sistemin dypartiak që kishte dominuar jetën politike franceze që nga koha kur Charles de Gaulle krijoi Republikën e Pestë në vitin 1958. Në fakt, e djathta po përballej tashmë me një kërcënim serioz nga partia e Le Pen-it një dekadë përpara se të niste presidenca e Macron-it, ndërsa e majta ishte më e përçarë se kurrë.

Ajo për të cilën Macron mban përgjegjësi është dështimi i tij për të ndërtuar diçka të re mbi rrënojat e sistemit partiak, dështim që lidhet pjesërisht me strukturën më të thellë të pushtetit politik në Francë. Macron dëshironte të qeveriste i vetëm, pa asnjë ndërmjetës midis tij dhe popullit. Duke i konsideruar partitë politike si pengesa që duheshin anashkaluar, ai nuk u përpoq kurrë të ndërtonte një organizim politik të fortë dhe të mirëstrukturuar rreth ideve dhe programit të tij politik. “Partia” që ai krijoi, En Marche (emër që, rastësisht, përmban të njëjtat iniciale si emri i tij), nuk arriti të evoluonte përtej një strukture elektorale të krijuar për fushatë.

Macron gjithashtu nënvlerësoi rëndësinë e strukturave ndërmjetëse, qofshin këto kryetarët e bashkive, departamentet apo rajonet. Ai dëshironte reforma të drejtuara nga lart-poshtë, të mbështetura në një parim të thjeshtë: Një president që gëzon legjitimitet popullor mund dhe duhet ta ushtrojë pushtetin në masën më të plotë të mundshme. Në mënyrë domethënëse, ai emëroi 176 ministra, nga gjithsej 767 ministra të emëruar që nga viti 1958, dhe shumica e këtyre zyrtarëve nuk patën kurrë qasje të drejtpërdrejtë te presidenti, i cili, në fakt, qeveriste si një monark.

Gjëja kryesore që duhet kuptuar për sistemin politik francez është se ai është një republikë që dëshiron të ketë një mbret, vetëm që më pas të lodhet prej figurave të tilla dhe të përpiqet t’u presë kokën. Macron nuk bën përjashtim nga ky rregull. Qasja e tij ndaj drejtimit të vendit ka rezultuar katastrofike, ndërsa fundi i mbretërimit të tij vetëm sa e thekson edhe më shumë këtë fakt.

Përparësia e pushtetit ekzekutiv është një tipar karakteristik i kulturës politike franceze. Ka pasur periudha kur ka mbizotëruar sovraniteti parlamentar, por ato kanë përfunduar gjithmonë keq. Republika e Tretë u shemb në vitin 1940, ndërsa Republika e Katërt mori fund në vitin 1958, nën peshën e Luftës së Algjerisë. Në vizionin e tij për mënyrën se si duhet ushtruar pushteti, Macron është trashëgimtar i Napoleonit dhe Charles de Gaulle-it.

Skenari shqetësues tani është që edhe pasardhësi i tij do të jetë i tillë. Le Pen dhe Mélenchon janë gjithashtu thellësisht të lidhur me idenë se sovraniteti i “popullit” nuk duhet të filtrohet përmes asnjë strukture ndërmjetëse.

Megjithëse Mélenchon pretendon se dëshiron të ndryshojë Kushtetutën dhe të reformojë institucionet politike franceze për të krijuar një Republikë të Gjashtë, mënyra se si e drejton partinë e tij sugjeron se ai do ta ushtronte pushtetin në mënyrë autoritare. Me prejardhje nga e majta trockiste, thirrja e tij që sistemi i sigurimeve shoqërore të administrohet nga vetë përfituesit dhe jo nga nëpunësit civilë, tregon shumë për konceptimin e tij leninist të pushtetit shtetëror.

Le Pen vjen nga një traditë politike krejtësisht e papranueshme për Mélenchon-in, por mënyra se si ajo do ta ushtronte pushtetin nuk ka gjasa të ishte më pak autoritare. Edhe ajo e kontrollon rreptësisht partinë e saj dhe u jep përparësi besnikërisë personale ndaj çdo konsiderate tjetër.

Prirja për t’iu drejtuar drejtpërdrejt popullit është e pranishme edhe në qendrën politike franceze. Ish-kryeministri Gabriel Attal, tashmë kandidat për president, propozon organizimin e një referendumi çdo vit, gjë që do të përforconte karakterin plebishitar të regjimit, një prej problemeve më të mëdha të sistemit politik francez.

Vetëm dy figura duket se dëshirojnë të shkëputen nga kjo pikëpamje populiste: Édouard Philippe në të djathtë dhe Raphaël Glucksmann në të majtë. Por, megjithëse Philippe është një politikan i moderuar, ai mbart edhe barrën e faktit se ka qenë kryeministër i Macron-it për tre vjet. Të gjithë do të pyesin se çfarë do të bënte ai ndryshe. Glucksmann është një figurë relativisht e re në jetën politike franceze. Ai po përpiqet të krijojë një alternativë socialdemokrate. Por do ta ketë të vështirë të ndërtojë një aleancë, nëse arrin në raundin e dytë, pasi është shkëputur si nga Mélenchon-i, ashtu edhe nga trashëgimtarët politikë të Macron-it. Prandaj, hapësira e tij për veprim është e kufizuar.

Franca është një shoqëri e polarizuar, ashtu si shumë shoqëri të tjera. Por, ndryshe nga të tjerat, polarizimi i saj dominohet nga dy forca antiliberale: Tubimi Kombëtar (Rassemblement National) dhe Franca e Papërkulur (La France Insoumise). Ky është një fakt politik me rëndësi të madhe, i cili mund të përshpejtojë kalimin e Evropës, në tërësi, drejt postliberalizmit.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Roots of Macron’s Failure

Etiketa: Emmanuel MacronFrancaMarine Le Pen
Basti i madh i Macron u shpërblye

Rrënjët e dështimit të Emmanuel Macron

17:12 | 20/11/2026
vlore

Konfiskohen 16 milionë euro prona të Artur Shehut dhe rrethit të tij në Ujë të Ftohtë

13:45 | 20/11/2026
whatsapp image 2026 11 19 at 6.50.18 pm

Arrestimet e paligjshme, avokatët kërkojnë të mbahet përgjegjësi nga Policia e Shtetit

12:56 | 20/11/2026
feature image e1795099884405

Skandali Kimberly Guilfoyle nuk e ndal Greqinë drejt gazit amerikan

10:47 | 20/11/2026
Sky ECC: ‘Arma’ e SPAK kundër krimit të organizuar sfidohet në Kushtetuese

Si po e përdor krimi i organizuar teknologjinë për t’u mbrojtur nga Policia

06:45 | 20/11/2026
images

Kapja e medias: Si e ndërtoi Turqia modelin e një shteti autoritar

15:21 | 19/11/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.