Inteligjenca daneze parandalon një atentat të organizuar nga Rusia ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan

20 Nëntor 2026 | 17:33

Shërbimi Danez i Inteligjencës dhe Sigurisë, PET, parandaloi një atentat ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan, i cili u organizua nga Rusia, tha të premten kreu i shërbimit danez të inteligjencës dhe sigurisë gjatë një konference për shtyp.

Shërbimet e inteligjencës ruse përdorën individë nga skena kriminale daneze për atentatin e planifikuar, tha kreu i PET, duke shtuar se është vlerësim ynë i qartë se atentati ishte planifikuar nga shërbimet e inteligjencës ruse.

“Rasti tregon, sipas vlerësimit tonë, se shërbimet ruse të inteligjencës u përpoqën të kryenin një atentat në Danimarkë”, tha shefi i PET, Rasmus Kiefer-Christensen, gjatë konferencës për shtyp.

Kujtohet se më herët të premten, PET theksoi se Moska ishte pas planifikimit të vrasjes së reperit ukrainas, Kyivstoner, e cila do të zhvillohej gjatë një koncerti më 25 shtator në periferi të Kopenhagenit në bashkëpunim me një bandë kriminale daneze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Florida, burri vret gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur! Edhe autori gjendet i pajetë në banesë

Pesë persona kanë humbur jetën në një tragjedi familjare në Plant City, Florida. Raportohet se një burrë qëlloi dhe vrau gruan e tij dhe tre...
17:23 | 20/11/2026

Samiti i Berlinit për Ukrainën, Macron kërkon rihapjen e çështjes së anëtarësimit në NATO

Aleatët e Ukrainës u takuan të enjten në Berlin për një samit të “Koalicionit të Vullnetit” me Presidentin Volodymyr Zelensky për të theksuar mbështetjen e...
17:07 | 20/11/2026

Sulmet ruse në Ukrainë vrasin 8 persona, dëmtojnë edhe urat në Kiev

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj Kievit dhe rajoneve të tjera të Ukrainës, duke vrarë të paktën tetë persona dhe duke...
16:51 | 20/11/2026