Shtëpia e Bardhë: Trump ende optimist se mund të arrihet një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë
Shtëpia e Bardhë tha të premten se presidenti amerikan, Donald Trump është “optimist” se një marrëveshje paqeje mund të arrihet përfundimisht midis Rusisë dhe Ukrainës, pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë natës.
“Presidenti dëshiron që kjo luftë të zgjidhet në mënyrë që vrasjet e pakuptimta të marrin fund. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv duke folur me të dyja palët për të punuar drejt përfundimit të luftës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne jemi i vetmi vend në botë që mund ta luajë këtë rol dhe t’i ulë të dy vendet në tryezën e bisedimeve, dhe Presidenti është optimist se në fund të fundit do të arrijmë një marrëveshje paqeje”, shtoi zyrtari.
Vetëm disa orë pasi Presidenti rus Vladimir Putin u largua nga Kina – ku u takua për bisedime trepalëshe me Trump dhe udhëheqësin kinez Xi Jinping – Rusia nisi një sulm të ri, me Kievin që tha se Rusia qëlloi të paktën 110 raketa gjatë natës.
Lëvizshmëria e të rinjve, tregtia dhe emetimet! BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve
Inteligjenca daneze parandalon një atentat të organizuar nga Rusia ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan
E rëndë në Florida, burri vret gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur! Edhe autori gjendet i pajetë në banesë
- 17:48 Lëvizshmëria e të rinjve, tregtia dhe emetimet! BE-ja dhe Britania arrijnë marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve
- 17:37 Çitaku në mbledhjen e PDK: Javën e ardhshme prezantojmë frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë
- 17:33 Inteligjenca daneze parandalon një atentat të organizuar nga Rusia ndaj një shtetasi ukrainas-amerikan
- 17:32 Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit
- 17:23 E rëndë në Florida, burri vret gruan dhe tre fëmijët e tyre të mitur! Edhe autori gjendet i pajetë në banesë
- 17:07 Samiti i Berlinit për Ukrainën, Macron kërkon rihapjen e çështjes së anëtarësimit në NATO