Përfundon edhe një tjetër ditë pranë familjes, EULEX-i me 4 xhipa shkon të marrë Jakup Krasniqin nga shtëpia

20 Nëntor 2026 | 18:01

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar edhe një ditë të vizitës së tij pranë familjarëve në Kosovë, ndërsa pjesëtarët e EULEX-it kanë mbërritur në shtëpinë e tij për ta marrë.

Krasniqi ndodhet në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare, për të qëndruar pranë familjes. Vizita po zhvillohet nën masa të sigurisë dhe me përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.

Pas përfundimit të qëndrimit të sotëm me familjarët, pjesëtarët e misionit evropian kanë mbërritur për ta shoqëruar Krasniqin, në përputhje me procedurat e përcaktuara për vizitën e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çitaku në mbledhjen e PDK: Javën e ardhshme prezantojmë frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës mbajti sot një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve. Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së,...
17:37 | 20/11/2026

Vrasja e policit Triumf Riza, 18 vite burgim për Ilir dhe Rrahim Abdullahi

Ilir dhe Rrahim Abdullahi janë dënuar të premten me nga 18 vjet burgim për vrasjen e policit Triumf Riza. Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore...
15:12 | 20/11/2026

Raportuesja Speciale e OKB-së ndjek debatin për Ligjin e Speciales, tregon se si e gjykon Bashkimi Evropian

Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” duke thënë...
14:29 | 20/11/2026