Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë të cilën e mori në shkurt të vitit 2025.
Mbeten ende të paqarta arsyet e dorëheqjes së Salës por pak ditë më parë investigimi i Plug pak ditëve më parë zbuloi se emri i tij përmendet në dosjen e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit.
Autori i këtij emisioni Julian Hoxhaj në një intervistë për Syri Digjital, thotë se dosja është voluminoze dhe është tregues sa larg ka shkuar zullumi në këtë vend.
“Nëse sot flasim për një problem të madh pëvec korrupsionit është siguria kombëtare. Ajo që ka ndodhur me drejtuesen e SHISH, Ergys Agasin e personazhet e tjera që janë në dosje tregon se i gjithë shteti ka rënë dhe i gjithë sistemi i sigurisë kombëtare ka rënë.
Në dosje ka material pa fund. Ajo që kemi zbuluar është se Shqipëria është një vend lehtësisht i aksesueshëm nga çdo vend jo mik e jo partner i Shqipërisë” tha Hoxhaj për gazetarin Bled Marku.
Në dosjen hetimore ka të dhëna për Gentian Salën, i cili dyshohet se krijoi të dhëna teknike për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit. Gentian Sala, ish drejtuesi i AMA-s, koordinatori i qeverisë shqiptare me qeverinë e Kosovës, por që në koridoret politike përflitet edhe për lidhjet e forta me Beogradin, dyshohet se është drejtuesi që krijoi kushtet teknike, për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe ndonjë organizate tjetër famëkeqe.
© SYRI.net
VIDEO/ Eskiu: Rama po rrezikon ekzistencën e kombit shqiptar, opozita duhet të bashkohet për ta ndalur
‘Protesta e 28 nëntorit me simbolikë të veçanatë’, Dasho: Mesazh politik për Ramën e Rilindjen, shiptarët duan ndryshim
Deklaratat e Spiropalit/ Drejtori i Tatimeve: Gjatë kontrolleve janë gjetur shkelje dhe evazion, do t’i referojmë…