Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Policia e Kosovës ka realizuar një operacion kundër trafikimit të narkotikëve, i cili u zhvillua në kuadër të aksionit të koduar “Taslixhe”.
Operacioni u krye në koordinim me Prokurorinë në disa lokacione të Prishtinës dhe Gjakovës, ku u arrestuan katër persona të dyshuar.
Të lidhura
None found
Gjatë aksionit u sekuestruan rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine dhe prova të tjera materiale.
Përveç lëndëve narkotike, u konfiskuan edhe para të gatshme, armë dhe municion, telefona celularë, si dhe dy vetura.
Sveçla e cilësoi këtë si një tjetër operacion të suksesshëm të Policisë së Kosovës në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.
Ai theksoi se mbrojtja e shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve mbetet një nga prioritetet, duke shtuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë të veprojnë kundër kriminalitetit dhe në funksion të garantimit të sundimit të ligjit.






