Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, në një intervistë në News24 komentoi protestën studentore e qytetare.

Alizoti deklaroi se protesta e 28 Nëntorit do të jetë madhështore.

Ai shtoi se Rama do të rezistojë sa të mundet me polici dhe me krim. Sipas Alizotit, fundi i Ramës është i pashmangshëm.

Tomor Alizoti: Protesta do vazhdojë, e ka fituar betejën e saj, sepse është rendi i ditës.

Protesta e 28 Nëntorit do jetë shumë e madhe. Do vazhdojë sepse do të rritet pakënaqësia.

Rama do rezistojë përmes policisë e krimit sa të mundet, por e shoh fundin e tij të kryer.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb