Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po shfrytëzohet kapitali i diasporës. Sipas saj, vetëm dy % e remitancave orientohetd rejt biznesit, industrisë dhe prodhimit vendor, rreth 80 për qind e këtij kapitali orientohet në konsum të përditshëm, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa 18 % në destinacione të tjera. Organizata vlerëson se periudhës 2021 – qershor 2026, Kosova ka pranuar gjithsej rreth 7.16 miliardë euro remitanca nga diaspora. Sipas Aleancës, rreth 5.7 miliardë euro janë orientuar në konsum dhe ndërtim, ndërsa vetëm rreth 143 milionë euro në biznes dhe prodhim. Nga të dhënat e prezantuara nga AKB-ja, remitancat kanë shënuar rritje ndër vite, duke u ngritur në rreth 1.35 miliardë euro, në vitin 2024. Në vitin 2025, remitancat arritën në 1.4 miliardë euro, ndërsa vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 u pranuan rreth 690.7 milionë euro.