Për liderin demokrat, Sali Berisha, protestat e qershorit ishin uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve.
Gjatë fjalës në foltoren e ripërtëritjes, Berisha tha se studentët dhe rinia janë të gatshëm ta asgjësojnë këtë diktaturë të keqe, ndërsa shtoi se rrugët e Tiranës dhe sheshet e saj nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata.
‘Nga ana tjetër, një popull i tërë sot është në këmbë dhe Partia Demokratike është më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim’, u shpreh Berisha.
Në qershor, pas protestave të Partisë Demokratike, shpërthyen si një uragan i paparë në historinë e vendit protesta popullore, që u quajtën më vonë ‘Revolucioni i Flamingove’. Uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve, mrekullia më e madhe e protestave të tyre.
Mashtrimet dhe gënjeshtrat? Ato s'ishin kurrë as antisemite, as anti-Trump, as të nxitura nga Irani, Greqia, Rusia e të tjerë. Ato ishin shpërthim i pakënaqësisë, i guximit, i trimërisë së qindra dhe mijëra qytetarëve shqiptarë ndaj këtij regjimi, me të cilin ne luftojmë çdo ditë.
Ajo protestë kishte në vetvete një mrekulli, mrekullinë më të madhe të protestave, sepse në atë protestë protestonin së bashku qytetarë demokratë, qytetarë socialistë, qytetarë pa parti, qytetarë të partive të tjera dhe rrugët e Tiranës nuk kishin njohur ndonjëherë një protestë kaq të fuqishme, kaq madhështore, kaq epike sa protesta e qershorit.
Keni meritë shumë të madhe, sepse faktikisht, në mbrojtje të idealeve tuaja, të asaj që ju besonit, ju morët pjesë aktive dhe masive në këtë protestë, në përputhje me një kod moral të hekurt.
Ajo protestë nuk ishte e jona, ishte e qytetarëve dhe ne, si demokratë, e respektojmë atë plotësisht dhe do të ishim aty deri ditën e fundit të saj. Asnjë forcë politike tjetër nuk ka bërë, nuk ka dhënë kontributin që ka dhënë Partia Demokratike në atë protestë.
Ju nuk u impresionuat, nuk u penguat nga thirrjet ataviste kundër opozitës, apo nga njerëz të shkurtër që mendonin se Partisë Demokratike i erdhi fundi.
Po si mund t'i vijë fundi një partie që ka historinë e vet, historinë e lirisë, dhe jo vetëm që ka historinë e vet, historinë e lirisë së shqiptarëve, por ka edhe vizionin e vet, të ardhmen më të shkëlqyer të shqiptarëve që mbijetojnë në kushtet më të vështira dhe shpallin ripërtëritjen si procesin e saj themelor për t'u përballur me diktaturën?
Protestat e tetorit të studentëve dëshmuan se cilët janë kufijtë e trimërisë së shqiptarëve dhe studentëve shqiptarë. Ato dëshmuan se studentët e rinj shqiptarë janë të gatshëm, janë të gatshëm ta asgjësojnë, ta bëjnë të paqenë këtë të keqe të madhe.
Kurrë rrugët e Tiranës, sheshet e saj nuk kanë parë djem dhe vajza trima si ata.
Ja pra që vërtet jemi në një, absolutisht, një diktaturë më të keqe që mund të bëhet, sepse droga është një fuqi e të keqes, është një armë ndër më të këqijat, më të rrezikshmet në duart e së keqes, në duart e narkoshtetit.
Por, nga ana tjetër, një popull i tërë sot është në këmbë dhe Partia Demokratike është më në këmbë se kurrë për të vazhduar këtë betejë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim.
© SYRI.net
Berisha: Narkoshteti po shuan kombin shqiptar, shpëtimi nga regjimi i Ramës vjen përmes bashkimit
‘Demokratët, arkitektët që i japin fund së keqes’, Berisha: Protestat e opozitës kushtrim për shqiptarët e ndërkombëtarët
Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet, ekipet më serioze ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit