Protesta e 174 kundër qeverisë, qytetarët marshojnë në Tiranë: Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim!

Pas përplasjeve me policinë para Kryeministrisë, ku protestuesit nuk janë lejuar të zhvillojnë tubimit paqësor, qytetarët kanë zhvendosur protestën në akse të ndryshme të Tiranës.

Protesta e sotme shënon ditën e 174-t të qëndresës së qytetarëve kundër qeverisë. Qytetarët e kanë shoqëruar lëvizjen e tyre me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe për mobilizim në protestën kombëtare të 28 nëntorit.

Gjatë marshimit drejt zonës së Myslym Shyrit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet: “Në 28 nëntor ne do dalim, Shqipërinë nuk e falim! Ne sistemin do rrëzojmë dhe lirinë do fitojmë!”.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri