Trump paralajmëron kufizime për kompanitë amerikane: Nuk do të lejojmë ndërtimin e qendrave të të dhënave jashtë SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se synon të ndalojë kompanitë amerikane të ndërtojnë qendra të të dhënave jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar taksa të larta për bizneset që do të vendosin të investojnë në vende të tjera.

Deklaratën Trump e bëri gjatë një komunikimi me gazetarët në sallën e konferencave të Shtëpisë së Bardhë, duke zbuluar se nuk e kishte diskutuar ende këtë plan as me anëtarët e administratës së tij.

“Ne nuk do t’i lejojmë kompanitë tona të ndërtojnë qendra të të dhënave jashtë vendit tonë. Nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. E dini, ata e lejuan këtë të ndodhte me çipat dhe gjithçka tjetër, dhe kjo ishte shumë shkatërruese për vendin tonë. Pikërisht aty nisëm të mbeteshim prapa”, u shpreh presidenti amerikan.

Ai shtoi se po e bënte publik këtë qëndrim për herë të parë, madje pa e pasur diskutuar më parë me bashkëpunëtorët e tij.

“Nuk e di nëse ky është një lajm i fundit, por nuk ua kam thënë ende as njerëzve të mi. Po ua them tani, këtu”, deklaroi Trump.

Megjithatë, mbetet e paqartë se si administrata amerikane do të zbatonte një kufizim të tillë ndaj kompanive private. Trump paralajmëroi se bizneset amerikane që do të planifikonin të ndërtonin qendra të të dhënave jashtë SHBA-së do të përballeshin me “një taksë jashtëzakonisht të lartë”.

Presidenti tha se brenda Shteteve të Bashkuara ka shumë zona që dëshirojnë të presin investime të tilla dhe që, sipas tij, ofrojnë kushte shumë të mira.

Deklarata vjen në një kohë kur zgjerimi i qendrave të të dhënave për zhvillimin e inteligjencës artificiale po shoqërohet me shqetësime në rritje për ndikimin e tyre.

Një sondazh i CNN, i publikuar në shtator, tregoi se 87% e të anketuarve shpreheshin më shumë të shqetësuar sesa entuziastë për ndërtimin e qendrave të të dhënave në funksion të zhvillimit të inteligjencës artificiale.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri