Përplasje te Kryeministra, policia nuk lejon protestën paqësore, shtyhen me forcë qytetarët

Edhe sot policia nuk ka lejuar zhvillimin paqësor të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Qytetarët u mblodhën pasdite si gjithnjë para Kryeministrisë. Më tej policia, e shumtë në numër, i rrethoi ata dhe i shtyu me forcë për në trotuarin pranë selisë së Kuvendit, duke mos i lenë të protestojnë paqësisht në shesh.
Qytetarët kërkojnë prej 174 ditësh dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa paralajmërojnë një protestë kombëtare me pjesëmarrjen e diasporës më 28 nëntor.
360grade.al



















