Dita e të Drejtave të Fëmijëve është festuar me këngë dhe valle në shkollën “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër

Dita e të Drejtave të Fëmijëve është festuar me këngë, valle dhe atmosferë festive në shkollën “Pandeli Sotiri” në Gjirokastër.

Në këtë ditë të veçantë, nxënësit kanë sjellë një program artistik, përmes të cilit kanë përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të fëmijëve.

Me këngë, valle dhe interpretime të ndryshme, fëmijët i kanë dhënë ngjyra kësaj feste, duke vënë në qendër të vëmendjes rëndësinë e një fëmijërie të sigurt, të lumtur dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve shërben si një kujtesë për përgjegjësinë e shoqërisë, institucioneve dhe familjes për të garantuar mirëqenien, arsimimin dhe mbrojtjen e çdo fëmije.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri