Gjykata Supreme e Brazilit rrëzon kërkesën e Ervin Matës për të mos u ekstraduar në Shqipëri

20 Nëntor 2026 | 19:43

Gjykata Supreme e Brazilit ka rrëzuar kërkesat e fundit të mbrojtjes së Ervin Matës për të penguar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Gjykatësi Alexandre de Moraes nuk ka pranuar as argumentin për kërkesën e azilit dhe as pretendimin se dorëzimi i tij duhet të presë përfundimin e një hetimi penal në Brazil.

Dokumenti i siguruar nga gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu mban datën 11 nëntor 2026 dhe është publikuar më 12 nëntor.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, avokatët e Matës kërkuan pezullimin e ekstradimit për shkak të një aplikimi për azil në Brazil. Por gjykatësi Alexandre de Moraes thekson se plotësimi i një formulari elektronik nuk përbën kërkesë zyrtare për marrjen e statusit të refugjatit.

Sipas vendimit, kërkesa nuk ishte formalizuar, pasi Ervin Mata nuk ishte paraqitur personalisht pranë Policisë Federale për të konfirmuar aplikimin. Autoritetet braziliane kishin refuzuar përpunimin e tij për shkak të mungesës së kësaj procedure. Për rrjedhojë, gjykatësi nuk gjeti arsye ligjore për të pezulluar ekstradimin për shkak të pretendimit për azil.

Mbrojtja tentoi të ndalonte dorëzimin e tij edhe për një tjetër arsye. Avokatët kërkuan që ekstradimi të mos kryhej deri në përfundimin e një hetimi penal në Gjykatën Federale të Sao Jose dos Campos. Edhe kjo kërkesë u rrëzua nga Alexandre de Moraes, i cili argumentoi se ekzistenca e hetimeve penale në Brazil nuk përbën pengesë për ekstradimin.

Çështja e Ervin Matës është shqyrtuar më parë nga Gjykata Supreme, e cila në gusht 2026 miratoi njëzëri kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tij. Pas rrëzimit të ankimeve të mbrojtjes, vendimi mori formë të prerë më 20 tetor.

Me vendimin e fundit, gjykatësi Alexandre de Moraes ka mbyllur edhe një tjetër përpjekje të mbrojtjes për të bllokuar procedurën në gjykatë. Ai ka urdhëruar njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Sigurisë Publike të Brazilit.

Tashmë, përgjegjësia për vijimin e procedurës dhe realizimin e dorëzimit të Ervin Matës i takon autoriteteve ekzekutive braziliane. Ekstradimi mbetet i kushtëzuar nga vendimi diskrecional i Presidentit të Brazilit dhe garancitë që duhet të paraqesë Shqipëria.

Policia braziliane e ka arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare Ervin Matën, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit kriminal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha: Protestat e qershorit, uragani i lirisë së shqiptarëve! Rinia është gati ta asgjësojë këtë diktaturë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në foltoren e ‘Ripërtëritjes’ me degët e Tiranës ka folur lidhur me protestat. Berisha u shpreh...
19:44 | 20/11/2026

Blushi në UET për librin e fundit “Historitë e Çmendura të Tiranës”: Personazhet e mi janë të vdekur ose të çmendur

“Personazhet e mi janë të vdekur ose të çmendur,” kjo ishte përgjigjja e shkrimtarit Ben Blushi në auditorin e Universitetit Evropian të Tiranës, mbi përfshirjen...
18:29 | 20/11/2026

Vodafone Albania: Tarifa sociale, për të rinjtë dhe të moshuarit

Një video-call me nipin që jeton larg. Një mesazh nga gjyshja që pyet nëse ke ngrënë. Një video në Instagram a TikTok, që duhet parë...
17:32 | 20/11/2026