Kampi stërvitor i Dritës pajiset me bar natyral, nisin punimet

Klubi i Dritës ka filluar një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në historinë e tij: vendosjen e barit natyral në fushën e kampit stërvitor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nga Gjilani përmes rrjeteve sociale, duke njoftuar se tashmë ka nisur shtrimi i barit natyral. Ky proces pritet të ofrojë kushte më të favorshme për stërvitjet dhe përgatitjen e ekipit.

Të lidhura

None found

Në këtë fazë të rëndësishme për klubin, i pranishëm ishte edhe Agim Ademi, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për vendosjen e tapetit.

Sipas komunikimit të Dritës, ky projekt u realizua me mbështetjen e FFK-së dhe të kryetarit Ademi, për çka klubi gjilanas shprehu mirënjohje.

Drita e ka vlerësuar këtë investim si një hap thelbësor drejt përmbushjes së një ëndrre të hershme, duke synuar përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët.


Shtuar më 20.11.2026 19:43

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet