
PD i ka kërkuar KQZ-zë që që mos përdorë identifikimin elektronik në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Në kërkesën zyrtare, selia blu pretendon se identifikimi elektronik nuk e parandalon votimin e shumëfishtë.
“Partia Demokratike është kundër identifikimit elektronik të zgjedhësve në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, dhe i kërkon komisionit të mos e miratojë propozimin për miratimin e identifikimit elektronik. Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë. Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti. PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.” – thuhet në kërkesën drejtuar KQZ-së, shkruan Shqiptarja.
Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë, 2 të PD dhe 3 të PS dhe për miratimin e kërkesës nevojiten të paktën 4 vota pro kërkesës, për këtë arsye vendimi është shtyrë.