Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, reagoi pas debateve të fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste dhe shqetësimeve të deputetes Elisa Spiropali për mungesë diskutimesh e zgjedhjesh brenda partisë. Nga Korça, kryeparlamentari u pyet edhe për deklaratat e Spiropalit ndaj Belinda Ballukut, e cila tha se është modeli më i keq i qeverisjes. Niko Peleshi ndalet te progres-raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku mes vlerësimit vë theksin dhe te polarizimi politik. Kreu i Kuvendit thekson se 2027-a është viti ku Shqipëria do të mbyllë teknikisht kapitujt e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.