VIDEO/ Zhurmë e madhe në mes të ditës dhe flakë, momenti kur raketa ruse përplaset në territoret polake
Dhjetë vjet pas referendumit që sanksionoi daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, Londra dhe Brukseli po bëjnë hapin e parë drejt një marrëdhënieje të re.
Në fund të samitit të mbajtur në kryeqytetin belg, udhëheqësit evropianë dhe kryeministri britanik Andy Burnham nënshkruan një deklaratë të përbashkët duke nisur zyrtarisht të ashtuquajturin “rivendosje” të marrëdhënieve dypalëshe.
“Është një ditë e mirë për Britaninë, një ditë e mirë për Evropën dhe për njerëzit në të gjithë Uninon. Unë do ta quaja historike. BREX-it nuk solli në vendin tonë atë që prisnim dhe kjo është e dukshme“, tha Andy Burnham.
Dokumenti i nënshkruar identifikon tre shtylla kryesore mbi të cilat duhet rindërtuar dialogu: lehtësimin e barrierave tregtare në sektorin agro-ushqimor, lëvizje e lirë për 200 mijë të rinj midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian dhe koordinimin mbi politikat mjedisore dhe uljen e emetimeve. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi se kjo është një pikë kthese.
“Kemi bërë zgjedhjen politike për të forcuar marrëdhënien tonë dhe kjo është e dukshme në rezultatet e këtij samiti. Ne jemi gjithmonë në gjendje të bashkëpunojmë dhe duhet të përgatitemi për ndryshimet e mëdha dhe të shpejta që ndodhin në Europë”, tha Ursula.
Sidoqoftë, zbatimi i marrëveshjeve do të zgjasë shumë: masat për produktet agro-ushqimore nuk do të hyjnë në fuqi para vitit 2028, ndërsa vizat për të rinjtë do të duhet të presin deri në periudhën 2028-2030.
Burnham theksoi se kjo është një marrëveshje me një impakt prej 1 miliard paund fillimisht, ndërsa përfitimet gjatë viteve të ardhshme janë parashikuar të shkojnë deri në 17 miliardë paund për BE dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel