SPAK ka regjistruar një procedim penal mbi kallëzime të mbërritura pranë këtij organi ndaj deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.
Referimi lidhet me një sërë veprash penale, përfshirë deklarimin e rremë, mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe korrupsionin. Sipas burimeve, procedimi është regjistruar pa emër, por me përcaktimin e veprave penale shkruan lapsi.
Regjistrimi është kryer rreth fundit të tetorit, ndërsa tashmë kanë nisur veprimet hetimore për verifikimin e pretendimeve të ngritura në kallëzim.
Të dhënat e pretenduara mbështeten në një sërë dokumentesh, ku përfshihen deklarimet e pasurisë, dokumentacioni tregtar, të dhënat mbi shoqëritë tregtare dhe ndryshimet e pronësisë, transaksionet financiare, të ardhurat, si dhe pasuritë e luajtshme e të paluajtshme.
Në lidhje me këtë lajm akoma nuk ka reaguar Elisa Spiropali.