Takimi me Xi Jinping dhe Putinin, Trump: Kam marrëdhënie fantastike me të dy liderët

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ku ka folur për rezultatet e samitit trepalësh në Kinë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping.
Në nisje të fjalës së tij, Trump e cilësoi vizitën në Kinë si një nga më të suksesshmet në historinë e presidencës amerikane.
“Jemi kthyer nga një prej vizitave presidenciale më të suksesshme të të gjitha kohërave në historinë amerikane, kudo në botë, jo vetëm në Azi. Në Shenzhen ndodhën gjëra të mëdha”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan theksoi se ka marrëdhënie të mira me liderët rus dhe kinez, duke u shprehur: “Shkoj mirë me Xi dhe me Rusinë”.
I pyetur për krahasimet me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, kur fuqitë e mëdha përcaktuan sferat e influencës në botën e pasluftës, Trump tha se nuk e kishte menduar një paralele të tillë.
“Nuk e mendova. Shkova atje duke thënë me vete: ‘Kam marrëdhënie shumë të mira me këta dy persona. Do t’i zgjidhim dallimet tona’”, u shpreh ai.
“Kam një marrëdhënie fantastike me Xi dhe një marrëdhënie fantastike me Putinin. Dhe kjo na bën të sigurt”, përfundoi presidenti amerikan.




