Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), detyrë që e mori në shkurt të vitit 2025.
Dorëheqja është paraqitur pak kohë më parë dhe i është përcjellë Kuvendit të Shqipërisë, ku është zyrtarizuar largimi i tij nga drejtimi i institucionit. Pas këtij zhvillimi kanë nisur procedurat për përzgjedhjen e kryetarit të ri të AKEP-it.
Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet që e kanë çuar Salën drejt këtij vendimi.
Megjithatë, prej kohësh janë ngritur dyshime për një lidhje të mundshme mes largimit të tij dhe çështjeve që po hetohen nga drejtësia, konkretisht dosjes ku përmenden emrat e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit. Deri në këtë moment nuk ka një konfirmim zyrtar se dorëheqja lidhet me këtë hetim.


