Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e administratës shtetërore, fondeve publike dhe strukturave kriminale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë fjalës së tij, Berisha i cilësoi zgjedhjet si një përballje me atë që e quajti “parti-shtet” dhe pretendoi se opozita u përball me një mekanizëm të gjerë presioni dhe manipulimi të votës. Berisha ngriti akuza edhe për përdorimin e punësimeve në administratë, lejeve të ndërtimit, legalizimeve dhe certifikatave të pronësisë për qëllime elektorale. Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për lidhje me grupet kriminale dhe trafikun e drogës, duke pretenduar se gjatë fushatës elektorale u mbollën 29 mijë hektarë kanabis.