Ditën e sotme u përhap lajmi se drejtori i Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) Gentian Sala ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej më shumë se 1 vit e gjysmë.
Siç edhe ndodh kohët e fundit, dorëheqja e tij është justifikuar me kërkesën që ka bërë Edi Rama që drejtorët e mëdhenj të dorëhiqen, por AKEP është një institucion autonom dhe teorikisht drejtori Sala nuk kishte pse jepte dorëheqjen.
Por largimi tij nga ky institucion duket se lidhet me një tjetër zhvillim.
Emisioni investigativ Plug në SYRI TV, vetëm pak ditë më parë kishte publikuar materiale hetimore për dosjen e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Dhe pjesë e tyre ishte edhe Gentian Sala, i cili duket se pjesën e tij në skandalin e SHISH.
Por çfarë zbuloi emisioni Plug?
Më poshtë po sjellim pjesë nga emisioni i pak ditëve më parë.
Fikja e radarëve, që u shndërruar në barsaleta në opinionin publik shqiptar, duket se nuk ka qenë një metaforë e përdorur nga Vlora Hyseni.
Informatorë të besueshëm pranë këtyre institucioneve kanë pohuar për emisionin Plug, se Vlora Hyseni ka patur një rrjet bashkëpuntorësh të mirëorganizuar në institucionet shqiptare, për përdorimin e mjeteve të përgjimit dhe informacionit, të cilat duket se nuk i përdorte vetëm për llogari të SHISH, por edhe të aktivitetit të saj të jashtëligjshëm.
Një prej linjave të bashkëpunimit është ajo me Kryetarin e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala. Fjala radar perdoret në menyrë figurative sepse praktikisht bëhet fjalë për pergjimet parandaluese që agjensite e inteligjencës mund te kryejnë.
Por si i kontrollonte Vlora ‘radaret’, AKSHI etj?
Gjithçka kordinohej nëpërmjet mikut të saj më të ngusht, bashkëpunëtorit të saj, që në rrjetën e SPAK rezulton i lidhur ngushtësisht me aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit në disa nivele. Gentian Sala, ish drejtuesi i AMA-s, koordinatori i qeverisë shqiptare me qeverinë e Kosovës, por që në koridoret politike përflitet edhe për lidhjet e forta me Beogradin, është drejtuesi që krijoi kushtet teknike, për aktivitetin kriminal të Vlora Hysenit, Ergys Agasit dhe ndonjë organizate tjetër famëkeqe.
© SYRI.net
‘Prishet aparatura, pacientët e Tiranës pa rezonancë’, Xhixho: Skandal, dërgohen në spitalin e Durrësit
Laboratorët privatë pa mjekë të specializuar, Investigimi i Piranjave i trazon, Ministria ndërhyn me një rregullore të re
VIDEO/ Teliti: 4-fishohet borxhi publik për frymë, 8 mijë euro borxhi për çdo shqiptar!