Një sistem kundër zjarrit i pajisur me inteligjencë artificiale në Kinë ka shkaktuar të qeshura pasi ka ngatërruar një ilustrim të zjarrit me një vatër të vërtetë.

Sapo e ka identifikuar imazhin si zjarr, sistemi ka aktivizuar mekanizmin e shuarjes dhe ka nisur të hedhë ujë drejt tij.


Pamjet e këtij momenti qesharak janë shpërndarë në internet, duke treguar se edhe teknologjia e avancuar e inteligjencës artificiale mund të gabojë kur përballet me situata të pazakonta.

Pamjet e publikuara tregojnë se si funksionon sistemi në praktikë. /Telegrafi/