Ish-deputetit i PDm Ervin Salianji ka ironizuar ftesën e Sali Berishës ndaj Elisa Spiropalit dhe Erion Veliajt, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e kreut të PD-së ndaj figurave që demokratët i kanë denoncuar më herët.

“Tani thotë dua me vete Spiropalin dhe Veliajn. Ne kemi bërë opozitë ndaj këtyre, Veliajt, Spiropalit, Veliajt. Ne i kemi denoncuar si hajdutë. Si t’iu themi ne, të bëhemi të gjithë bashkë, që të mos vjedhë Rama, por të vjedhë Berisha. Këta janë kosto për PS, ky thotë hajdeni me mua. Çfarë e ke partinë ti, pronë?”, tha ai.

Në Klan News me gazetarin Bes Jacaj, Salianji ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mosbërjen publike të dosjes “Balluku”, për të cilën pretendoi se përmban të dhëna për kapjen e opozitës përmes tenderave dhe lejeve.

Ervin Salianji: Dosja “Balluku” përmban kapjen e opozitës me tendera, me leje… Pse nuk e publikojnë? 10 deputetë e kanë dosjen. Pse PD ka frikë të publikojnë dosjen? Nuk hyjnë 50 deputetë në burg.

Tani thotë dua me vete Spiropalin dhe Veliajn. Ne kemi bërë opozitë ndaj këtyre, Veliajt, Spiropalit, Veliajt. Ne i kemi denoncuar si hajdutë. Si t’iu themi ne, të bëhemi të gjithë bashkë, që të mos vjedhë Rama, por të vjedhë Berisha. Këta janë kosto për PS, ky thotë hajdeni me mua. Çfarë e ke partinë ti, pronë? Ti s’po bën dot bashkë përfaqësuesit më të mirë të PD. Unë jam jashtë asaj, Jorida Tabaku më e votuara ka ndonjë funksion? Ilir Alimehmetin e ke në ndonjë funksion. PD sot e drejtojnë ata që nuk janë votuar asnjë ditë. Myslym Murrizi ka marrë vota, Asllan Dogjani po ashtu, janë në ndonjë funksion në PD? Ndërkohë, ish-deputeti i PD iu rikthye takimit të parë, kafes së famshme kur nisi lëvizjen e tij politike brenda Partisë Demokratike. Edhe pjesëmarrësit në atë takim më pas u distancuan, Salianji tha se qëndrimi i tyre për të ndryshuar PD-në nuk ka ndryshuar. “Këtu s’ka garë, por ne jemi me ty”, rrëfeu Salianji një pjesë nga biseda me ta.

Salianji u shpreh se sot PD nuk është më e njëjta pas atij takimi dhe nisjes së lëvizjes së tij. Ai kritikoi kreun e demokratëve, Sali Berisha, duke deklaruar se qëndrimet e tij po dëmtojnë të gjithë partinë.

Ervin Salianji: Unë kam refuzuar postin e nënkryetarit të Sali Berishës. Bëhet një votim aty, një proces formal sikur votohet dhe ja tek u zgjodhe. Por aty nuk ka garë. Në PD nuk votohet as për kryetarin. Sali Berisha ka tentuar edhe të shpikë rivalë për të bërë garë. Zoti Berisha, jo vetëm ndikimin e ka në nivelet më të ulëta, por është dëmtues për të gjithë pjesën e partisë. Demokratët në masë sot janë shumë më shumë kundër Sali Berishës se sa pro. Kandidatët më të votuar të PD? Alimehmeti? Në parti dalin më pak të votuar, ndërkohë janë më të votuarit nga populli në listat e hapura. Unë kam respekt për ata dhe ata duhet të ishin në drejtimin e PD. Në secilin qark ishin më të votuarit, këta kam takuar, ishte një takim në kafe. Ne do të kemi beteja të tjera në vijim. Qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Alimehmeti dhe të tjerë kanë nxitur që kjo gjë të bëhej, por Berisha është aty… Unë isha drejtuesi i asaj lëvizjeje. Por në momentin që nuk ka garë u vendos që të ruhej kontributi në PD, por ata shtuan se jemi me ty.

Kam bërë një betejë që PD të kishte marrëdhënie të shkëlqyera me PD dhe që Sali Berisha të mos rikthehej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb