Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Aldo Gjini transferohet në 41 Bis, nga plagosjet në Tiranë te dosja e trafikut të drogës së grupit të Rrajave

Aldo Gjini transferohet në 41 Bis, nga plagosjet në Tiranë te dosja e trafikut të drogës së grupit të Rrajave

21:23, 20/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë së lartë 41 Bis.

Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje dhe izolim, ndërsa tashmë ai do të qëndrojë në një prej regjimeve më të rrepta të sistemit penitenciar shqiptar. 41 Bis parashikon kufizime të forta të komunikimit me të burgosurit e tjerë dhe kontroll të posaçëm të kontakteve me jashtë.

Gjini është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, i cili dyshohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Kush është Aldo Gjini?

Aldo Gjini ka ketë një historik përplasjesh me ligjin, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit.

Në vitin 2016, ai është arrestuar në Itali, së bashku me vëllain e tij Andis Gjini, për dyshime lidhur me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Një tjetër episod i rëndë lidhet me një ngjarje të ndodhur më 24 nëntor 2020 në Luksemburg, ku Gjini dyshohet të jetë përfshirë në një plagosje. Për këtë ngjarje, ai është raportuar se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL, për akuza që lidhen me tentativën e vrasjes dhe trafikimin e armëve e municioneve luftarake.

Ndërkohë, më 24 korrik 2021, Gjini u përfshi në një tjetër incident të dhunshëm në Tiranë. Pas një konflikti që nisi nga një përplasje automjetesh, ai dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të rinjve, Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Emri i tij u rikthye në vëmendjen e SPAK në dhjetor 2025, gjatë një operacioni kundër grupeve kriminale në Fushë-Krujë. Prokuroria e Posaçme lëshoi 14 masa sigurie, në kuadër të një hetimi për trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve, grupet dyshohet se kanë trafikuar rreth 2.4 ton marijuanë dhe kokainë drejt vendeve të Evropës, ndërsa aktiviteti i tyre përfshinte disa linja ndërkombëtare të trafikimit. Hetuesit kanë përdorur edhe komunikimet e siguruara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC.

Në këtë dosje, Gjini dyshohet për trafikim të narkotikëve në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal. GJKKO vendosi masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij.  

Në gusht 2026, pas një përplasjeje fizike në burgun e Fierit me persona të tjerë të identifikuar si pjesë e grupeve kriminale, Gjini u transferua në burgun e Drenovës, ku u vendos në izolim për tre muaj.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco