Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS.
Aldo Gjini është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, të dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”.
Gjini rezulton të jetë përmendur edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje në Tiranë në vitin 2021, ndërsa raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali dhe Luksemburg.













