Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, ka reaguar pas humbjes ndaj Elbasanit, teksa i është drejtuar me tone të ashpra skuadrës, për këtë ecuri negative që po regjistron. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas, ka zbardhur edhe fjalët e numrit 1 të “nëndetëset”, i cili kërcënon me largimin e futbollistëve që nuk e ndjejnë fanellën dhe që nuk japin maksimumin. 

“Kjo nuk është Dinamo dhe kjo paraqitje është e papranueshme! Fanella legjendare e këtij klubi kërkon sakrificë, karakter dhe uri për fitore. Jeni ndër më të paguarit në Shqipëri, në klubin më korrekt, por në fushë nuk po i përgjigjeni as besimit, as sakrificës sonë. Nuk ka më justifikime! Kush nuk e ndien këtë fanellë dhe nuk jep gjithçka për të, lojtar apo pjesëtar i stafit, të largohet që nesër. Dinamo nuk mban askënd me zor!”, shkruan ai.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04

    A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?