Aldo Gjini është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS, ku do të qëndrojë nën masa të rrepta izolimi dhe me kufizime të forta në komunikimin me persona të tjerë.
Transferimi është kryer pas një periudhe tremujore nën mbikëqyrje. Gjini është një prej personave të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës.
Deri më tani, ai ka qenë i izoluar në burgun e Drenovës, ndërsa me kalimin në regjimin 41 BIS do t’i nënshtrohet një sistemi të posaçëm sigurie, i cili synon të kufizojë komunikimet dhe kontaktet me të burgosur të tjerë apo persona jashtë institucionit.
Emri i Aldo Gjinit është përmendur edhe në lidhje me ngjarje të tjera kriminale. Ai është lidhur me një plagosje të ndodhur në Tiranë në vitin 2021, ndërsa raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali dhe Luksemburg.


