Opinionisti Resul Sinani e ka komentuar përplasjen mes Fatlumit dhe Anjezës në Big Brother VIP Kosova 5, duke e cilësuar atë si një ndeshje midis dy botëkuptimeve krejt të ndryshme.
Ai ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme që Fatlumi ta pozicionojë veten si i dashuri i Anjezës, pasi për lidhjen e saj duhet të vendosë vetë partneri i saj.
Të lidhura
None found
Sipas Sinanit, pohimet e Fatlumit mund të kuptohen si një përpjekje për të kontrolluar partneren, teksa debati mes tyre ka shkuar deri në ofendime.
“Ky është një ballafaqim i dy mentaliteteve të ndryshme”, ka theksuar Resul Sinani.





