Presidenti amerikan u rikthye të flasë për çështjet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë gjatë konferencës për shtyp pas udhëtimit të tij në Kinë. "Dua të bëj një marrëveshje të vërtetë me Teheranin . Edhe Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por kjo është një marrëveshje që nuk është e pranueshme për mua. Ata i kanë mashtruar njerëzit për 51 vjet dhe kjo do marrë fund". Gjithashtu gjatë konferencës për shtyp presidenti amerikan shprehu keqardhje që çmimi i naftës nuk pësoi rënie para zgjedhjeve të mes-mandatit. "Çmimi karburanteve varet edhe nga mënyra se si e zgjidhim çështjen me Iranin. Është për të ardhur keq që çmimet nuk ranë para zgjedhjeve. Dhe po, është e vërtetëë që ne humbëm në këto zgjedhje, por mos harroni se emri im nuk ishte në fletën e votimit...”