
Kryeministri Rama ka gjetur studentë për të biseduar, pasi ftesës publike prej kohësh në tavolinën para kryeministrisë nuk iu përgjigj njeri. Ai shkruan se ka biseduasr me studentë që besojnë te protesta dhe jo te gurët.
Takimi është zhvilluar si pjesë e platformës më të re të kreut të qeverisë, njërën syresh, të titulluar “Fol me kryeministrin”.
Nuk dihet se cilët studentë kanë marrë pjesë në takim dhe as çfarë përfaqësojnë teksa studentët në protestë kanë hedhur poshtë çdo mundësi bisedimi me kryeministrin.
“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që “çuditërisht” më gjetën dakord në jo pak nga shqetësimet e tyre,
To be continued…”