Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një polic të Stacionit Policor në Kllokot, nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje ndaj një qytetari.
Sipas njoftimit të IPK-së, rasti ka ndodhur të premten paradite në fshatin Podgorcë të Komunës së Vitisë, ku polici dyshohet se e ka kanosur dhe sulmuar një qytetar me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.
Pas veprimeve fillestare hetimore dhe grumbullimit të informatave, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar policin e dyshuar.
Me vendim të prokurorit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Po ashtu, në kuadër të masave administrative dhe në interes të hetimeve, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tij.
-
Ndalohen dy persona të dyshuar për lëndim dhe kanosje të një zyrtari të IPK-së
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Arrestohet një polic në Kaçanik, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një qytetari
-
Arrestohen katër të dyshuar në veri për “sulm ndaj personit zyrtar”
-
Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht një grua në Viti