Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur marrëveshje në fushën e tregtisë, emetimeve të karbonit dhe lëvizjes së të rinjve, duke u zotuar për rindërtimin e marrëdhënieve pas Brexit-it.
Marrëveshjet u konfirmuan të premten, pas një samiti në Bruksel, raporton AP.
Ato parashohin heqjen e kontrolleve për tregtinë e produkteve bimore dhe shtazore, lidhjen e sistemeve të tregtimit të emetimeve të karbonit, si dhe mundësinë që deri në 100 mijë të rinj nga secila palë të jetojnë dhe punojnë në vendet e palës tjetër, për një periudhë deri në tre vjet.
Megjithatë, disa çështje mbeten të pazgjidhura. Palët kanë caktuar një afat prej gjashtë muajsh për të arritur marrëveshje rreth tarifave të studimeve universitare për studentët britanikë në BE dhe ata evropianë në Britani.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi marrëveshjen si një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy palëve, ndërsa kryeministri britanik, Andy Burnham, e quajti atë historike.
Edhe
Britania i rikthehet programit të BE-së për shkëmbimin e studentëve “Erasmus”
Samiti është pjesë e përpjekjeve për afrimin e Britanisë me BE-në, dhjetë vjet pas referendumit për largimin nga blloku dhe gjashtë vjet pas përfundimit zyrtar të procesit të Brexit-it.
Burnham ka deklaruar se Brexit-i nuk i ka sjellë Britanisë përfitimet e pritshme dhe se vendi ka humbur më shumë sesa ka fituar. Ai ka lënë të hapur edhe mundësinë e rikthimit në BE.
-
Lista Studentore synon t'i rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE-ja thotë se Serbia duhet t’i zbatojë
-
Burnham: Britania është dobësuar në arenën ndërkombëtare që nga Brexit-i
-
Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen
-
Porosia e BE-së për Serbinë: Nuk ndryshojnë obligimet nga dialogu me Kosovën