Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Irlanda përballet me Kroacinë në plejof për Ligën A

short

Përfaqësuesja e Irlandës, që e mposhti Kosovën 3:0 në Dublin në ndeshjen vendimtare të Grupit B3 të Ligës së Kombeve, do të ketë përballje të vështira në tentim për ngjitje në Ligën A të Ligës së Kombeve. 

Irlanda do të luajë dy ndeshje me Kroacinë në fund të marsit të vitit të ardhshëm, në plejof për Ligën A. 

Irlandezët e përfunduan garën në pozitën e dytë me tetë pikë, dy më shumë se Kosova që përfundoi e treta. Kosova mbeti në Ligën B.

Ndërkohë, Kroacia përfundoi në pozitën e tretë të Grupit A3 me gjashtë pikë, prapa Anglisë dhe Spanjës që kishin nga 15 pikë. 

Në plejofin për Ligën A luajnë përfaqësueset që përfunduan të dytat në grupet e Ligës B dhe katër përfaqësuese të Ligës A, përkatësisht dy më të dobëtat e pozitës së tretë dhe dy më të mirat e pozitës së katërt. 

Përfaqësueset e Ligës A e kanë përparësinë e terrenit vendës në ndeshjet kthyese. 
Bosnjë-Hercegovina do të ketë ndeshje të vështira me Danimarkën. Hungaria do të luajë ndaj Serbisë.

Ndërkohë, Sllovenia do të luajë ndaj Uellsit. 

Ndeshjet luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit të ardhshëm. 

U tërhoq edhe shorti për plejofin e Ligës B. 

Përfaqësueset që përfunduan në vendin e katërt nëpër grupet e Ligës B, do të luajnë në plejof me skuadrat e dyta të grupeve të Ligës C. Qiproja do të përballet me Maqedoninë e Veriut. Estonia do të luajë ndaj Rumanisë, Ishujt Faroe përballen me Gjeorgjinë, ndërsa Bjellorusia luan ndaj Izraelit. Izraeli ishte në grup me Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe mbeti në vendin e fundit.

Ndeshje të forta në çerekfinalet e Ligës së Kombeve

12 o. më parë / 20 nën 2026 12:30
shorti

Ndeshje shumë të forta do të zhvillohen në çerekfinale të Ligës së Kombeve, në mars të vitit të ardhshëm. 

Shorti është tërhequr të premten. 

Shorti fillimisht vuri përballë Anglinë e Spanjën, por pasi ishin në të njëjtin grup në Ligën A këto dy përfaqësuese nuk do të përballen në çerekfinale. 

Norvegjia do të jetë kundërshtare e Anglisë, kurse Spanja do të përballet me Francën. Spanja e Franca luajtën në gjysmëfinale të Kupës së Botës 2026. Spanja doli fituese. 

Holanda luan ndaj Portugalisë, kurse Belgjika përballet me Gjermaninë. 

Fituesi i ndeshjes Holanda – Portugalia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Spanjës apo Portugalisë. 

Fituesi i ndeshjes Norvegjia - Anglia do të përballet në gjysmëfinale me Belgjikën apo Gjermaninë. 
Avantazh i përfaqësueseve që fituan katër grupet e Ligës A është se ndeshjet kthyese i luajnë para tifozëve të tyre. 

Ndeshjet çerekfinale luhen nga 25 deri më 30 mars të vitit 2027. 

Turneu final me gjysmëfinale dhe finale, luhet prej 9 deri më 13 qershor. 

Portugalia është fituese në fuqi e Ligës së Kombeve.