Operacion sekret kibernetik në Britani, dhjetëra mijëra frigoriferë mbrohen nga hakerat pas sulmit të fundit

21 Nëntor 2026 | 06:30

Një operacion sigurie kibernetike prapa skenave është zhvilluar për të siguruar nga hakerat dhjetëra mijëra frigoriferë dhe ngrirës në supermarkete, depo, restorante, stacione benzine dhe stadiume kryesore në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC.

Valët e fundit të sulmeve kibernetike në Evropë kanë parë ton ushqime të prishura në qindra dyqane, duke shkaktuar dëme me vlerë miliona paund.

Franca ka fajësuar Iranin për njërën nga valët e sulmeve që prekën supermarketet e saj, një pretendim që Teherani e mohon.

Mendohej se Mbretëria e Bashkuar i kishte shpëtuar kryesisht sulmeve të tilla kibernetike , pasi industria britanike e ftohjes mbështetet në pajisje të ndryshme, por në fakt ekzistonte një dobësi e mundshme që sektori ka nxituar ta rregullojë.

Në fund të tetorit, studiuesit e sigurisë zbuluan një të metë të madhe që, nëse do të gjendej nga hakerat, mund të kishte çuar në dëme edhe më të mëdha për Mbretërinë e Bashkuar.

Që atëherë, studiuesit, ekipet e IT-së dhe Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike kanë punuar pa ndërprerje për të paralajmëruar dhjetëra kompani.

Kërcënimi për sigurinë u zbulua nga stafi i konsulentëve të ftohjes Omega Solutions, më pas u verifikua dhe u zgjerua nga ekspertët e Pen Test Partners të cilët ndihmuan në ngritjen e alarmit.

Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, NCSC, Departamenti për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale, Defra, dhe Agjencia e Standardeve Ushqimore, FSA, u përfshinë më pas në fushatën për të mbushur boshllëqet e sigurisë.

Ata zhvilluan telefonata konferencash me industrinë dhe u caktuan ekipeve detyrën për të kontaktuar firmat në rrezik.

Mijëra pajisje që kontrollonin dhjetëra mijëra pajisje frigoriferike u hoqën nga interneti, në disa raste, fizikisht,  me stafin që u urdhërua të hiqte kabllot e internetit dhe të monitoronte temperaturat manualisht.

BBC News ka mësuar se shumica e supermarketeve të mëdha janë detyruar të devijojnë ekipet e IT, së për të adresuar rreziqet, me një punonjës në një rrjet të madh që tha se ata kishin fikur qindra pajisje çdo ditë gjatë një jave.

Deri më tani këtë vit ka pasur tre valë sulmesh kibernetike ndaj kontrolluesve të temperaturës së frigoriferëve:

-Në gusht, frigoriferët në një numër të vogël bazash ushtarake amerikane u prekën.

-Më 11 dhe 12 tetor, qindra supermarkete dhe vende përpunimi ushqimor në Francë u goditën kur sistemet e kontrollit të temperaturës Danfoss u vunë në shënjestër.

-Më 1 dhe 2 nëntor, dhjetëra supermarkete në shtatë vende evropiane u goditën, ku Belgjika dhe Luksemburgu u prekën më rëndë. Një numër i vogël i bankave të gjakut në Francë u prekën gjithashtu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani njoftoi të premten se kishte këputur tendinin e Akilit gjatë një ndeshjeje futbolli kundër gazetarëve të Bashkisë....
05:17 | 21/11/2026

Kërkesat ruse për NATO-n ngrenë alarmin në Azinë Qendrore dhe Kaukaz

Përpjekja e fundit e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar bisedimet, që kanë ngecur, për përfundimin e luftës në Ukrainë ka tërhequr vëmendjen shumë përtej...
04:27 | 21/11/2026

Pas 8 vitesh udhëtim në hapësirë, misioni evropiano-japonez mbërrin në Mërkur! Nis eksplorimi i planetit

Pas një udhëtimi prej më shumë se tetë vitesh dhe 6 miliardë miljesh, një mision i përbashkët hapësinor evropian-japonez ka mbërritur në Mërkur dhe po...
03:20 | 21/11/2026