Tërmet i fuqishëm në Peru: Dëme në banesa, ndërprerje energjie dhe një 17-vjeçar i plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.7 ka tronditur pjesën qendrore të Perusë, duke shkaktuar dëme të vogla në ndërtesa banimi, ndërprerje të energjisë elektrike dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas Institutit Gjeofizik të Perusë (IGP), lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 19:09 me kohën lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junin dhe në një thellësi prej 129 kilometrash.

Të lidhura

None found

Lëkundjet u ndjenë në disa rajone të vendit, përfshirë Ancash, Ica, Ucayali, Cerro de Pasco, Huanuco dhe Callao, si dhe në kryeqytetin Lima. Gjithashtu, ato u raportuan edhe në disa zona të Kuitos, kryeqytetit të Ekuadorit.

Sipas gazetës peruane “El Comercio”, banorët e përjetuan tërmetin me intensitet nga mesatar në të fortë. Në Lima, që ndodhet rreth 150 kilometra në vijë ajrore nga Junin, shumë familje dolën nga shtëpitë e tyre pas lëkundjeve. Gazetarët e agjencisë AFP raportuan se qindra persona u evakuuan nga ndërtesat në lagjen Miraflores.

Drejtori i Institutit Gjeofizik të Perusë, Hernando Tavera, tha për televizionin Latina Noticias se thellësia e tërmetit ndikoi në mënyrën se si u ndjenë lëkundjet në sipërfaqe.

“Pavarësisht magnitudës dhe thellësisë së tij, ai nuk ishte aq intensiv sa do të kishte qenë nëse do të ndodhej në një thellësi më të vogël”, u shpreh Tavera.

Ai shtoi se lëkundjet prekën një zonë të gjerë të Perusë qendrore, nga rajoni Ancash deri në Ica dhe zonën e Junin, duke arritur deri në kufijtë e rajonit të xhunglës.

Ministri i Mbrojtjes i Perusë, Rafael Belaunde, njoftoi se në disa zona të rajonit Junin janë raportuar dëme të lehta në banesa, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kufizime në qarkullimin rrugor. Sipas tij, fillimisht nuk kishte raportime për dëme në njerëz apo pasoja për shëndetin dhe integritetin fizik të banorëve.

Megjithatë, gazeta “El Comercio” raportoi për një 17-vjeçar të plagosur në lagjen Barrios Altos, pasi një copë betoni nga një galeri i ra në kokë. I riu u dërgua në spitalin 2 de Mayo, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore, duke vështirësuar qarkullimin.

Peruja ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, një brez me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik që shtrihet nga Japonia, përmes Azisë Juglindore, deri në gjithë pellgun e Oqeanit Paqësor. Ky pozicion gjeografik e bën vendin veçanërisht të ekspozuar ndaj tërmeteve të fuqishme.


Shtuar më 21.11.2026 08:07

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetcasibombahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetsahabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet