Raundi i 14-të i Albi Mall Superligës së Kosovës vijon këtë të shtunë me dy takime që pritet të sjellin rivalitet dhe luftë për pikë.
Të premten, Prishtina mposhti Drenicën me rezultatin e thellë 3-0 në shtëpi, teksa gara në elitën e futbollit kosovar po hyn në një fazë ku çdo ndeshje ka peshë të madhe për ekipet.
Të lidhura
None found
Në Podujevë, Llapi pret Vushtrrinë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, në një përballje ku vendasit synojnë t’i shfrytëzojnë kushtet e fushës së tyre për t’u shkëputur nga zona e rrezikshme e renditjes. Nga ana tjetër, Vushtrria vjen me qëllim të qartë: të marrë pikë që do ta ndihmonin të largohet nga vendi i fundit në tabelë.
Ndërkohë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva kërkon të vijojë ecurinë e shkëlqyer të këtij sezoni përballë Dukagjinit. Ekipi vendas mban vendin e dytë dhe nuk dëshiron ta lërë Prishtinën të shkëputet në krye, ndërsa skuadra nga Klina synon një rezultat pozitiv që do ta afronte me kreun e klasifikimit.
Të dyja ndeshjet e së shtunës fillojnë në orën 13:00.
Java e 14-të mbyllet të dielën me dy duele të tjera: Ballkani përballet me Gjilanin duke nisur nga ora 13:00, ndërsa Drita luan kundër Feronikeli ’74 në orën 15:00.








