Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se cilat zona do të mbesin përkohësisht pa furnizim me rrymë gjatë ditës së sotme, si pasojë e punimeve që po kryhen në rrjetin shpërndarës.
Sipas njoftimit, më 21.11.2026 janë paraparë punime në kuadër të projekteve investive si dhe ndërhyrje nga palë të treta.
Të lidhura
None found
Në rajonin e Gjakovës, nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërpritet dalja 10 kV Ereniku me kod 80080011, në intervalin kohor prej orës 10:00 deri në 18:00.
Kjo ndërprerje do të prekë vendet: Qerim dhe Fehmi Agani.
Si arsye është treguar realizimi i punimeve sipas projektit Feeder 2.
Në Ferizaj, nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërpritet dalja 10 kV J03 Jezerci me kod 40042003, prej orës 08:30 deri në 18:00.
Zonat që mbesin pa energji nga kjo ndërprerje janë: TS Gllavicët, Nerodime e Poshtme, Nerodime e Epërme, Naim Beka, Manastirc, Jezercë, Jezerc, Besim Rexhepi, Balaj dhe Arsim Bega.
Arsyeja e ndërprerjes është vënia në punë e trafos së re në kuadër të Projektit Balaj Ts i Ri.
Gjithashtu në Ferizaj, nga TS 35/10 KV Shtime do të ndërpritet dalja 10 kV J12 Fitorja me kod 41046007, prej orës 09:30 deri në 15:00.
Kjo do të lërë pa energji këto rrugë apo zona: Komandant Kumanova, Imer Devetaku, E Tiranës, 14 Dhjetori dhe 12 Qershori.
Arsyeja për këtë ndërprerje është ndërrimi i trafos, kthines dhe i ormanit të 0.4kV sipas PEE-së.





